Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Zgjerohet Bashkepunimi Mes Universiteteve Të Korçës Dhe Tetovës
English

Korçë: Zgjerohet Bashkepunimi Mes Universiteteve Të Korçës Dhe Tetovës

KORÇË, 4 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Universitetet "Fan Noli" në Korçë dhe ai i Tetovës do të thellojnë bashkëpunimin sipas një marrëveshjeje të veçantë, që parashikon shkëmbimin e eksperiencave në fushat e mësimdhënies, projekte të përbashkëta, etj. Marrëveshja u firmos sot në Korçë nga rektorët Gjergji Mero për universitetin "Fan Noli" dhe Agron Reka për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Për rektorin e universitetit "Fan Noli", Gjergji Mero, marrveshja synon të lehtësojë dhe të promovojë shkëmbime në fushat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor për çështje në interes dhe që kanë të përbashkët gjuhën dhe qëllimin edukativ. Agron Reka, rektor i Universitetit të Tetovës, tha se "fushat e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojës do të përfshijnë fushat e mësimdhënies, teksteve, botimet shkencore si dhe projekte të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar". Në marrëveshje janë parashikuar bashkëpunime edhe në shkëmbimin e teksteve, programeve dhe pedagogëve në mësuesi, administrim-biznes, bujqësi, financë-turizëm, marketing-manaxhim dhe infiermeri. Palët ranë dakort që t'i kushtojnë vëmendje të veçantë zbatimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare, që financohen nga Bashkimi Evropian./ch/
KOMENTE