English

Krizë/Greqi - Mijëra Manifestues Në Athinë Kundër Masave Të Ashpra Ekonomike

ATHINË, 4 maj /ATSH-AFP/ - Qindra mijëra persona manifestojnë sot në qendër të Athinës, me thirrje të disa sindikatave, kundër masave të rrepta ekonomike, të ndërmarra nga qeveria greke. Më pak se 1000 manifestues të ''Pame'', fronti sindikal i Partisë Komuniste, janë mbledhur përpara parlamentit ku nisën të thërrisnin dhe të brohorisnin kundër masave. "Nuk do të japim më asnjë kacidhe për krizën", shkruhej në një banderolë që mbanin manifestuesit. Rreth 200 militantë komunistë kishin rrethuar që më parë gjithë zonën përqark Akropolit, ku kanë vënë një banderolë gjigante ku bëhet thirrje popullsisë për mobilizim. Qindra profesorë dhe mësues privatë gjithashtu janë mbledhur përpara parlamentit ku një delegacion përfaqësues është autorizuar të paraqesë një listë kërkesash. Një manifestim i tretë është organizuar nga Adedy, me 375 mijë anëtarë, e cila ka bërë thirrje për një grevë 48 orëshe të punonjësve të sektorit publik./ /i.p/
KOMENTE