Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Shtate Te Plagosur Ne Nje Aksident Automobilistik
English

Kukes: Shtate Te Plagosur Ne Nje Aksident Automobilistik

KUKES, 6 maj/ATSH-R.Hoxha/. - Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot pasdite në afërsi të vendit të quajtur Uzina ne Kukes, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, mbetën të plagosur 7 persona, por jashtë rrezikut për jetën. Burime zyrtare të policisë lokale thanë për ATSH-në se, "nga përplasja e një kamioni që udhëtonte drejt Morinit dhe një autoveture që udhëtonte drejt Kukësit, mbetën të plagosur drejtuesit e dy mjeteve dhe pasagjerët e autovetures, që po ktheheshin nga një festë nga fshati Novosej". Te plagosurit Ajet Tocilla, Adem Noka, Arben Noka, Hydajet Parllaku, Florie Noka, Nure Parllaku dhe Dije Noka, u dërguan menjëherë në spitalin civil të qytetit të Kukësit. Bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën, ndersa drejtuesi i autovetures, Arben Noka është ende në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake, shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e të dy mjeteve dhe konsumi i tepërt i alkoolit i drejtuesit te mjetit qe kthehej nga festa. /a.ke/
KOMENTE