Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish krim në Vidohovë, granata merr jetën e një burri dhe i plagos gruan
English

Sërish krim në Vidohovë, granata merr jetën e një burri dhe i plagos gruan

Vidohovë, 7 maj, NOA – Fshati Vidohovë i Devollit, i cili është bërë i njohur falë masakrave që kanë buruar prej tij kohët e fundit, është ndjerë sërish falë shpërthimit të një granate që ka shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në orët e natës duke u gdhirë dita e sotme, ku 32-vjeçari Kastriot Mici ka shpërthyer me dëshirë një granatë që e fshihte në banesë.

Por për fat të keq, ajo i ka marrë jetën atij vetë, ndërsa ka plagosur rëndë edhe bashkëshorten e tij, 23-vjeçare me emrin A.Mici, e cila gjendet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para rezulton se viktima e ka kryer aktin në oborrin e banesës së tij, ndërsa po vazhdojnë veprimet proceduriale për zbardhjen e të gjitha shkaqeve të kësaj vepre penale.

Fshati Vidohovë u vu në qendër të vëmendjes pak muaj më parë, pas masakrës ku Besim Karaj vrau me plumba tre vëllezër; ndërsa kohë më parë ai u përmend për vrasjen e një fëmije nga një grua për hakmarrje.

n.e/NOA

KOMENTE