Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Të Mira Lundrimi
English

Durrës, Mot I Paqëndrueshëm, Kushte Të Mira Lundrimi

DURRËS, 8 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm, me temperatura më të ulta se sa mesatarja stinore, si dhe kushtet e favorshme detare do të karakterizojnë sot situatën meteorologjike në rajonin e Durrësit. Burime nga kapiteneria e portit më të madh të vendit bënë të ditur për ATSH-në se tre tragete me udhëtarë dhe kamionë, që mbërritën nga Bari (Itali), janë ankoruar në kalata që në orët e para të ditës, ndërsa në mesditë pritet edhe një traget tjetër po nga Bari. Kushtet e mira detare kanë favorizuar gjuetinë e motopeshkatoreve, të cilat vazhdojnë të shfrytëzojnë mungesën e valëzimit në brigjet shqiptare. Sipas burimeve të kapitenerisë, trafiku i anijeve në hyrje dhe në dalje nga porti detar si dhe përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë do të vazhdojnë pa probleme. Era që fryn e lehtë nga verilindja ka ndikuar në uljen e temperaturave të ajrit gjatë natës së kaluar dhe sipas të njëjtave burime, gjatë ditës nuk priten ndryshime të rëndësishme të kushteve të motit./s.s./
KOMENTE