Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd: Rama Të Bëjë Transparencë Mbi Gjendjen Shëndetësore Të Grevistëve
English

Pd: Rama Të Bëjë Transparencë Mbi Gjendjen Shëndetësore Të Grevistëve

TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- Partia Demokratike (PD) i kërkoi sot kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të bëjë transparencë mbi gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve në grevën e urisë. "PD i kërkon z. Rama të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve dhe të mos ketë frikë nga transparenca e gjëndjes shëndetësore të tyre, sikundër paralajmëron se për çdo cënim të shëndetit të grevistëve përgjegjësia ligjore do të jetë e tij", thuhet në deklaratën e sotme për shtyp të zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli. Sipas deklaratës, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vazhdojnë të bllokojnë shërbimin zyrtar shëndetësor për grevistët. "Me këtë qëndrim Rama po shkel rëndë jo vetëm ligjet e vendit dhe Kushtetutën, e cila u garanton shërbim shëndetësor gjithë qytetarëve në nevojë të këtij vendi, por po shkel njëkohësisht Konventat e Gjenevës dhe Vendimet e Gjykatës së Strasburgut mbi çështjet e grevës së urisë dhe të burgosurve", thuhet në deklaratën e sotme për shtyp të PD-së./a.s/s.s./
KOMENTE