Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia Parandalon Një Sulm Terrorist Në Kaukaz
English

Rusia Parandalon Një Sulm Terrorist Në Kaukaz

MOSKË, 9 maj /ATSH-AFP/ - Një person humbi jetën sot pas shpërthimit të një makine bombë në Kaukazin verior, njoftuan forcat e ligjit dhe të rendit në Rusi, duke shtuar se një "sulm i madh terrorist" është parandaluar. Shpërthimi ndodhi në qytetin Kaspiisk në republikën e Dagestanit kaukazian, kur policia ndaloi automjetin në fjalë, tha një burim i policisë cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti. "Një sulm i madh terrorist, me sa duket, është parandaluar," shtoi agjencia. Një person i paidentifikuar u vra nga shpërthimi, i cili u ndodhi pranë një baze ushtarake, tha një burim i FSB-së (ish-KGB), cituar nga agjencia Itar-Tass. Mediat ende nuk kanë detaje në dispozicion. Kaukazi rus është rrënuar nga dhuna që prej viteve 1990 dhe lufta e parë në Çeçeni. /e.v/
KOMENTE