Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mladenov - Topalli: Dialogu, brenda Parlamentit dhe duke respektuar ligjet
English

Mladenov - Topalli: Dialogu, brenda Parlamentit dhe duke respektuar ligjet

Tiranë, 14 maj, NOA - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov, u shpreh sot gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se dialogu politik duket të bëhet në Kuvend dhe duke respektuar ligjet e vendit.

Në bisedën mes dy personaliteteve, situata politike në vend dhe greva e opozitës janë cilësuar si të papërshtatshme për integrimin e vendit. Vendosja e dialogut politik është “në interes të Shqipërisë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm bullgar.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi Mladenov dhe mbështeti këtë qëndrimqë vjen në vazhdën e deklaratave të Komisionerit Fule, i cili tha se gjithçka duhettë bëhet në respekt të Kushtetutës, institucioneve e gjykatave, “si dhe vijim të deklaratës së Komitetit Presidencial të KiE, që i kërkoi Zotit Rama t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias”.

Topalli dhe Mladenov kanë diskutuar dhe për heqja e vizave për qytetarët shqiptarë Ministri Mladenov tha se, vendimi për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe BE-së do të merret së shpejti, bazuar në një raport pozitiv të Komisionit. “Në takimet edhe me komisionerët e BE-së kemi diskutuar mbi arritjet dhe hapat e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave”, tha ministri Bullgar.

Kryetarja e Kuvendit falënderoi personalisht zotin Mladenov për firmosjen eletrës dërguar BE-së për heqjen e vizave për Shqipërinë. “Ne vlerësojmë këtë mbështetje konkrete siç vlerësojmë gjithçka që ju, qeveria dhe parlamenti bullgar ka bërë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në hapat drejt BE-së”,

tha Topalli.

m.xh/NOA

KOMENTE