Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Riadi: Shba-Ja E Paaftë Për Të Zgjidhur Problemet E Afganistanit
English

Riadi: Shba-Ja E Paaftë Për Të Zgjidhur Problemet E Afganistanit

RIAD, 15 maj /ATSH-AFP/ - Ish-shefi saudit i shërbimeve sekrete, princi Turki al-Fayçal konfirmoi sot se SHBA-ja është e paaftë të zgjidhë problemet e Afganistanit duke theksuar se ajo duhet të përqendrohet vetëm në vrasjen e terroristëve. Ish-ambasadori në Uashington, princi Turki theksoi se ''prania në Afganistan e forcave të NATO-s drejtuar nga SHBA ka tjetërsuar popullin afgan dhe nuk ka lënë asnjë shpresë për ndërtimin e vendit''. "Ajo që ka nevojë tashmë Afganistani është lufta kundër terrorizmit në një mënyrë efikase'', nënvizoi princi Turki, vëllai i shefit të diplomacisë saudite, Saoud al-Fayçal, në një fjalim në Riad para diplomatëve, gazetarëve dhe biznesmenëve./ /ec/ a.jor.
KOMENTE