Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrin në 59 numri i të larguarve nga greva
English

Arrin në 59 numri i të larguarve nga greva

Tiranë, 18 maj, NOA - Në ditën e tetëmbëdhjetë të grevës së urisë së iniciuar nga Partia Socialiste që nga nata e 30 prillit si masë ekstreme në kërkim të transparencës së procesit të 28 qershorit, ka arritur në 59 numri i grevistëve që janë dërguar në spital.

Shifra konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të selisë rozë, sipas të cilave, dy të larguarit e fundit janë dërguar me urgjencë drejt mjediseve spitalore gjatë orëve të pasdites.

Konkretisht, mësohet se ata janë Elez Braha, 43 vjeç nga Kukësi dhe Fasli Rustemi, 44 vjeç nga Kopliku i Malësisë së Madhe, të cilët shtojnë në këtë mënyrë edhe më shumë, listën e gjatë që po i afrohet shifrës 60 të grevistëve që nuk i kanë rezistuar dot grevës së urisë.

Ndërkaq, në ditën e sotme është përcjellë drejt spitalit edhe deputetja Olta Xhaçka, e cila u renditet emrave të tjerë të deputetëve socialistë që janë larguar ditët e fundit para saj nga çadra e ngujimit për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore.

Përmendim këtu emra si Agim Leka, Arben Malaj apo Blendi Klosi; që të tre deputetë të Partisë Socialiste, të ngujuar në grevën e urisë që mbrëmjen e 30 prillit.

n.e/NOA

KOMENTE