Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër, dita Botërore e Diversitetit Kulturor
English

Nesër, dita Botërore e Diversitetit Kulturor

Tiranë, 19 maj, NOA – Një aktivitet që synon të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

I tillë është ai që parashikohet të zhvillohet nesër në kuadrin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor, e cila festohet praktikisht në gjithë botën që nga nëntori i vitit 2001.

Kjo është data kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi deklaratën Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor e cila flet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe të të jetuarit së bashku.

Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie.

Pikërisht, këtë synon edhe aktiviteti i nesërm i ministrisë së Kulturës, sipas të cilit, synohet të përcillet ideja se trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit të tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep një sens të vazhdimësisë dhe identitetit, duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor.

n.e/NOA

KOMENTE