Përmbledhje - Tajlandë - "Të Kuqtë" I Japin Fund Manifestimit
- Liderët e tyre dorëzohen, manifestuesit djegin selinë e qeverisë së përkohshme dhe sot në mbrëmje vendoset ndalimqarkullimi -
BANGKOK, 19 maj /ATSH-AFP/ - Mijëra manifestues antiqeveritarë, të quajtur edhe "të kuqtë", i vunë zjarrin sot selisë së qeverisë së përkohshme në një provincë në verilindje ndërkohë që liderët e tyre bënë thirrje për shpërndarjen e manifestimit të tyre në Bangkok pas sulmit të filluar nga ushtria.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sot në mbrëmje në Bangkok do të vendoset ndalimqarkullimi pas njoftimit të përfundimit të manifestimeve të "këmishëkuqve".
Liderët e "këmishëkuqve" bënë thirrje sot për shpërndarjen e manifestimit të tyre të filuar në mes të marsit në Bangkok dhe iu dorëzuan autoriteteve, pas sulmit të filluar nga ushtria kundër kampit të tyre.
"Do t'i ndalojmë manifestimet tani", deklaroi Nattawut Saikuar, një nga liderët kryesorë të protestuesve, duke iu drejtuar mijëra "të kuqve" të mbledhur përpara podiumit të vendosur në qendër të zonës që ata e mbanin të pushtuar që prej fillimit të prillit.
"E di se kjo është e papranueshme për disa prej jush dhe se disa të tjerë nuk do të donin ta dëgjonin këtë, por nuk mund të rezistojmë më ", shtoi ai.
"Do të këmbejmë lirinë tonë me sigurinë tonë. Bëmë aq sa mundëm", përfundoi ai. "U kërkoj të gjithëve të kthehen në shtëpitë e tyre".
Pak pas këtij njoftimi, manifestuesit filluan të largohen nga vendet e manifetimit, ndërsa disa akte dhune vazhdonin përreth zonës, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Nattawut dhe të paktën tre kuadro të tjerë të kuq u drejtuan për nga Zyra e Policisë kombëtare ku ata u dorëzuan si të burgosur.
Ndalimi i lëvizjes u shkaktuan nga sulmi i ushtrisë, e cila hyri në kampin e manifestuesve në mëngjes. Disa përleshje me manifestuesit shkaktuan më tej të paktën pesë të vdekurve, ndër të cilët një gazetar italian, i cili u vra me armë automatike.
"Të kuqtë" e kanë filluar lëvizjen në mes të marsit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva dhe zgjedhje legjislativet të parakohshme.
Që rpej atëherë, më tepër se 70 persona kanë vdekur dhe më tepër se 1 700 të tjerë janë plagosur.
/I.Pu.