Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anëtarët E Rinj Të Gjykatës Kushtetuese Betohen Para Presidentit Të Republikës
English

Anëtarët E Rinj Të Gjykatës Kushtetuese Betohen Para Presidentit Të Republikës

TIRANË, 25 Maj/ATSH/.- Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja bënë sot betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi në një ceremoni zyrtare në selinë e Presidencës. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, me dorën mbi Kushtetutë anëtarët e rinj bënë betimin para Kryetarit të Shtetit, i cili nga ana e tij i dorëzoi dekretin e emërimit dhe u uroi suksese në përmbushjen e misionit të tyre në këtë funksion të lartë e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë. Më 20 maj Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedes në detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa rrëzoi dekretin e emërimit të Vangjel Kostës./a.s//n.m/
KOMENTE