Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kina E Gatshme Të Bashkëpunojë Me Shba-Në Mbi Krizën E Gadishullit Korean
English

Kina E Gatshme Të Bashkëpunojë Me Shba-Në Mbi Krizën E Gadishullit Korean

PEKIN, 25 maj /ATSH-AFP/ - Kina "është e gatshme të bashkëpunojë me SHB-në dhe me palët e tjera", deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm kinez, Cui Tiankai, i cili i referohej krizës në gadishullin korean. "Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me SHBA-në dhe palët e tjera dhe të vazhdojmë qëndrimin në kontakt, lidhur me situatën në gadishullin korean", deklaroi Cui pas përfundimit të bisedimeve dyditore të dialogut strategjik dhe ekonomik Kinë-SHBA, në kryeqytetin kinez. Megjithëse ai nuk saktësoi asgjë lidhur me faktin se deri ku Kina është e gatshme ndërkohë që Pekini, sipas apeleve të SHBA-së, për të dënuar Korenë e Veriut, të akuzohet nga hetuesit ndërkombëtarë se ka sulmuar me silur një anije koreanojugore të tipi korvetë në fund mars. Sektarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi më parë se Uashington "do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtarë dhe kolegët kinezë për të arritur në një përgjigje efikase dhe të përshtatshme" për veprimet e Phenianit./ /i.p/
KOMENTE