Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi me Ramën, Presidenca: U diskutua për situatën politike
English

Takimi me Ramën, Presidenca: U diskutua për situatën politike

Tiranë, 25 maj, NOA, Update – Ka zgjatur rreth 60 minuta takimi në Presidencë mes Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Presidentit të vendit, Bamir Topi.

Në përfundim të takimit, kreu i PS-së, Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat e pranishme. Ndërsa pritet që ai të japë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Presidenca ka nxjerrë një njoftim të shkurtër për mediat ku deklaron se qëllimi i takimit ka qenë për situatën politike në vend, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot me kërkesën e tij Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës në lidhje me takimin.

m.xh/NOA

KOMENTE