Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rada Trajkoviç: Beogradi, lobing në SHBA për ndarjen e Kosovës
English

Rada Trajkoviç: Beogradi, lobing në SHBA për ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 29 Maj, NOA – Beogradi zyrtar po bën lobing në mënyrë të përshpejtuar pranë qarqeve ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës, kryesisht duke e përqendruar vëmendjen te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, e cila në një intervistë për revistën “Press”, ka pohuar se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.

“Sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur që ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të presidentit amerikan, Barak Obama”, mësohet të ketë thënë Trajkoviç.

Sipas saj, Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga politika për ndarjen e Kosovës.

Dhe ka përmendur një detaj, kur shumë vite më parë, ndërsa ajo ishte në SHBA, kishte dëgjuar se Dick Cheney, i kishte ofruar Koshtunicës “njohjen e territorit poshtë Ibrit, për territorin mbi Ibër”.

n.e/NOA

KOMENTE