Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Prefektura, Masa Për Parandalimin E Zjarreve
English

Elbasan: Prefektura, Masa Për Parandalimin E Zjarreve

ELBASAN 2 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Shefqet Delialllisi, ka kërkuar bashkëredim të punës, dhe marrjen e masave për mbrojtjen nga zjarret ngjatë verës. "Periudha në vazhdim do të jetë me rrisqe zjarresh", tha Deliallisi, duke i kërkuar të pranishmëve që të marrin masa konkrete me qëllim parandalimin e tyre si dhe shuarjen në një kohë rekord, në një takim me struktura të zjarrëfikëses, me kryetarët e komunave të qarkut, si edhe me përfaqësues së drejtorisë së pyjeve dhe kullotave. Ai i ka kërkuar në veçanti kryetarëve të Komunave duke qenë se 50 përqind e pyjeve dhe kullotave i ka kaluar njësive vendore, që të marrin masa si edhe të sensibilizojnë komunitetin që në rast zjarri të ndërhyjnë menjëherë, gjithashtu të parandalojnë edhe zjarret e qëllimshme, duke njoftuar menjëherë Policinë. Sipas Deliallisit, në 2007 u evidentuan 259 vatra zjarri, në vitin 2008 numri shkoi në 131, ndërsa në vitin 2009 në qarkun e Elbasanit u evidentuan vetëm 60 raste, gjatë periudhës së nxehtë të verës./ch/
KOMENTE