Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet Ambasada E Shqipërisë Në Bosnjë Hercegovinë, Meta: Hap Historik Në Marrëdhëniet Midis Dy Vendeve
English

Hapet Ambasada E Shqipërisë Në Bosnjë Hercegovinë, Meta: Hap Historik Në Marrëdhëniet Midis Dy Vendeve

TIRANE, 4 Qershor/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, mori pjesë në hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bosnje Hercegovinë. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë, Flamur Gashi si dhe qytetarë vendas me origjinë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, z.Meta u shpreh se "hapja e Ambasadës shqiptare në Sarajevë reflekton qartë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe i hap rrugë intensifikimit të mëtejshëm të tyre". "Mendoj se është një hap historik në marrëdhëniet e reja midis Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, si dhe tregues i qartë i prioritetit shumë të rëndësishëm që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me fqinjët, kontribut që ne do ta shtojmë akoma më tej, në shërbim të integrimit evropian të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor", tha Meta. Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje Hercegovinës, Sven Alkalaj, duke vlerësuar hapin e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për hapjen e Ambasadës në Sarajevë, shprehu vlerësimin e tij të veçantë për rolin e rëndësishëm që Shqipëria luan në rajon, si faktor paqeje, stabiliteti dhe si kontribuese tepër e rëndësishme për integrimin evropian të tij. Gjithashtu, duke shprehur besimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, z. Alkalaj shprehu angazhimin e Qeverisë së tij për hapjen sa më shpejt të Ambasadës së Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri. /s.s./
KOMENTE