Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pogradec: Një Me Natyrën , Drejtues Të Eagle Mobile Pastrojnë Qytetin
English

Pogradec: "Një Me Natyrën", Drejtues Të "Eagle Mobile" Pastrojnë Qytetin

POGRADEC, 6 Qershor /ATSH/ - Më shumë se 60 drejtues të kompanisë më të re të telefonisë celulare Eagle Mobile u përfshinë në mënyrë vullnetare në fushatën kombëtare të kompanisë "Një me Natyrën", në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke pastruar bregun e liqenit të Pogradecit dhe shëtitoren kryesore dhe sensibilizuar edhe qytetarët. Duke drejtuar personalisht këtë aksion, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin tha se "një kompani apo korporatë që nuk mendon për problemet e shoqërisë ku operon dhe për zgjidhjen e tyre, nuk mund të ketë sukses. Eagle Mobile është mirëpritur nga të gjithë qytetarët në 7 qytete në fushatën për pastrimin e mjedisit. Le të shpresojmë se të gjithë së bashku do të jemi edhe më shumë "një me natyrën", tha Taskin. Në mbyllje të aktivitetit, drejtuesit e Eagle Mobile u dhuruan punonjësve të pastrimit në Pogradec të gjitha pajisjet e përdorura për këtë aksion mjedisor, mjete pastruese tërësisht të përshtatshme për mjedisin, duke evituar ato që nuk shpërbëhen për një kohë të gjatë. Pogradeci ka qenë pika e fundit e një turi të gjatë 5-javor, që Eagle Mobile ndërmori me nxënës të shkollave të mesme dhe zyrtarë të mjedisit në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kukës, Tiranë dhe Kamzë. Për hera e parë në të gjithë vendin, më se 3000 nxënës u përfshinë në nismë duke u bërë një shembull për të gjithë qytetarët. Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 "Viti i Mjedisit" dhe krahas kësaj, janë ndërmarrë projekte të ndryshme si mbjellje pemësh në ambientet publike, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi. Projektet e Eagle Mobile lidhur me mjedisin, do të vijojnë në vjeshtë. /gj.m/ /n.m/
KOMENTE