Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në Korçë maqedonasi i kërkuar nga policia italiane
English

Arrestohet në Korçë maqedonasi i kërkuar nga policia italiane

Korçë, 13 qershor, NOA – Akuzohej për trafik droge nga drejtësia italiane, jetonte në Maqedoni dhe është arrestuar dje nga Policia e Korçës.

Bëhet fjalë për 44 vjeçarin Mevludi Rifati nga komuna Strugë e Maqedonisë. Sipas policisë arrestimi është bërë pasi për Rifatin ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Bolzanos në Itali.

Akuza që rëndonte mbi të ka qenë shkelje e nenit 110 të Kodit Penal Italian dhe neneve 73 dhe 80 te aktit 309/90 për drogën.

Ai akuzohej për veprën bashkëpunim në trafik droge dhe është dënuar nga gjykatat italiane.

Sipas njoftimit të policisë Rifati duhet të kryejë dhe 8 vjet 11 muaj dhe 21 ditë burg.

m.xh/NOA

KOMENTE