Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, fati ndihmon në fitoren e Holandës
English

Afrikë e Jugut 2010, fati ndihmon në fitoren e Holandës

Afrikë e Jugut, 14 Qershor NOA - Një Holandë jo siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim, por këtë herë duhet thënë se ka qenë fati që i ka ndihmuar “tulipanët” të arrijnë suksesin e parë në këtë botëror.

Johanesburg, ata fituan me rezultatin 2 me 0 ndaj një Danimarke, e cila zhvilloi një lojë mjaft të mirë.

Ajo çka i dha një ndryshim rrjedhës së kësaj sfide ishte një autogol i pafat i Simon Poulsen, i cili në minutën e 2 të pjesës së dytë të takimit, kaloi në avantazh skuadrën e tij rivale.

Më pas danezët u përpoqën të rikuperonin golin e pësuar, por një rezultat i tillë nuk u arrit, pasi ishte sërish Holanda, që këtë herë dyfishoi rezultatin me anë të Kuyt, në minutën e 39 të pjesës së dytë.

r.b/NOA

KOMENTE