Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Belgjikë - Media: Vendi Ka Të Drejtë Për Një Mundësi Të Fundit
English

Belgjikë - Media: Vendi Ka Të Drejtë Për Një Mundësi Të Fundit

BRUKSEL, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Shtypi belg nënvizoi sot se kërkesa për ndryshim përbën një triumf historik zgjedhor për nacionaslitët flamandë duke iu referuar qëndrimit të holandishtfolësve dhe frankofonëve për të arritur një kompromis për mbijetësen e Belgjikës. E përditshmja ''Le Soir'' theksoi se Bart De Wever, lideri separatist i NVA-së dhe shefi i Partisë Socialiste (PS) Elio Di Rupo, fitues i krahut frankofon kanë fatin e Belgjikës në dorë. ''Suksesi i De Wever është një fakt historik. Por flamandët nuk e kanë ngarkuar menjëherë të dekretojë pavarësinë'', theksoi ai. Për gazetën flamande ''De Standaard'', De Wever dhe Di Rupo kanë çelësat e shtëpisë së Belgjikës. Nëse këta të dy i gjejnë, ata mund të bëjnë atë që ëndërrojnë. Të sigurojnë një vend të rëndësishëm në librat e historisë të vendit duke negociuar me një kompromis të gjërë. / /ec/ a.jor.
KOMENTE