Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Turqia Nuk Beson Në Komisionin Izraelit Të Hetimit
English

Flotilja - Turqia Nuk Beson Në Komisionin Izraelit Të Hetimit

ANKARA, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia nuk ka besim në faktin se një komision hetimor, i ngritur nga Izraeli mbi sulmin kundër flotiljes me ndihma nisur për në Gaza, do të çojë në një hetim të paanshëm, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu. "Ne nuk kemi besim në faktin që Izraeli, një vend që ndërmori një sulm të tillë kundër një flotiljeje civile në ujërat ndërkombëtare, do të bëjë një hetim të paanshëm'', deklaroi ministri për shtypin. ''Turqia këmbënguli në ngritjen e një komisioni hetimor nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kombeve të Bashkuara (...) një hetim i paanshëm me pjesëmarrjen e Turqisë dhe Izraelit përsa i përket sulmit të 31 majit gjatë të cilit humbën jetën nëntë turq'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE