Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Dhe India Rikonfirmojnë Vullnetin Për Të Çuar Më Tej Bashkëpunimin Në Të Gjitha Fushat
English

Shqipëria Dhe India Rikonfirmojnë Vullnetin Për Të Çuar Më Tej Bashkëpunimin Në Të Gjitha Fushat

TIRANE, 14 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Berisha pohoi sot, gjatë takimit me anëtarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Indian, Dr. Radhakant Nayak, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të çuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt. Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se nga ana e tij zoti Nayak, rikonfirmoi vullnetin e vendit të tij për të forcuar marrëdhëniet shumë të mira e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si sektori i energjisë, minierave, turizmit, etj. Duke vlerësuar reformat e rëndësishme të qeverisë shqiptare, në veçanti për krijimin e klimës më të favorshme për biznesin dhe investimet, zoti Nayak shprehu vendosmërinë e vendit të tij për të çuar në një shkallë më të lartë bashkëpunimin me Shqipërinë. Një sinjal i rëndësishëm në këtë drejtim, tha ai, do të ishte shkëmbimi i vizitave i niveleve të larta politike, duke filluar me vizitat midis delegacioneve parlamentare të dy vendeve e më tej. Në takim u diskutua mbi 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës dhe faktin që kjo figurë e spikatur e humanistes dhe bamirëses së madhe, me origjinë shqiptare, është një faktor i rëndësishëm, i cili lidh ngushtë dhe kontribuon në forcimin e miqësisë mes të dy popujve. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare që me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe në kuadër të aktiviteteve festive që qeveria shqiptare ka vendosur të organizojë, të dy vendet të shohin mundësinë e organizimit edhe të një evenimenti të përbashkët, si shprehje e vlerësimit të jashtëzakonshëm të misionit, kontributit dhe personalitetit të Nënë Terezës. /s.s./
KOMENTE