Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Trajnim Kundër Dhunës Në Familje Dhe Asaj Me Bazë Gjinore
English

Korçë: Trajnim Kundër Dhunës Në Familje Dhe Asaj Me Bazë Gjinore

KORÇË, 15 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Pajisja e mjekëve të familjes me njohuri për legjislacionin në fuqi për ndalimin e dhunës në familje, reflektimin në shoqëri dhe dënimin e të gjitha rasteve të ushtrimit të dhunës gjinore, ishin në qendër të trajnimit "Ndal dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore", organizuar nga ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik të Korçës me mjekë të familjes dhe personelin e qendrave shëndetësore të rrethit. Mjekë dhe punonjës socialë të ministrisë së Shëndetësisë zhvilluan tema teorike dhe praktike mbi debistimin e dhunës gjinore dhe dhunës në familje, mbi pasojat e dhunës për shendetin riprodhues, pasojat e dhunës për fëmijët, etj. Pas dy ditësh trajnim për këtë çështje, mjekët që do të fitojnë kreditet e përcaktuara do të pajisen me çertefikata specializimi për debistimin e dhunës gjinore dhe asaj në familje. Ministria e Shëndetësisë po kryen një sërë trajnimesh për ngritjen profesionale të mjekëve të familjes, me qëllim aftësimin e tyre për t'iu përgjigjur kërkesave që shtron koha në diagnostikimin dhe mjekimin e pacientëve dhe në edukimin e këtij personeli për parandalimin e dhunës gjinore./ch/
KOMENTE