Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata, Dëshmi Tjetër Për Çështjen Gërdeci
English

Gjykata, Dëshmi Tjetër Për Çështjen "Gërdeci"

TIRANE, 18 Qershor/ATSH/ - Në Gjykatën e Tiranës vijuan edhe sot dëshmitë për çështjen "Gërdeci" që numëron 29 të pandehur, në pjesën më të madhe, ish drejtues të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Gjatë seancës së zhvilluar sot, dëshmoi ish- shefi i sektorit të armatimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të forcave të Armatosura, Sokrat Papadhima, i cili deklaroi se për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës nuk ishte marrë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Sipas dëshmitarit, Shtabi i Përgjithshëm ishte anashkaluar nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me vendimarrjen për ngritjen e ish- fabrikës së demontimit në Gërdec. Zgjedhja e fshatit Gërdec të Tiranës për ngritjen e kësaj fabrike, pretendohet nga hetuesit e çështjes si një zgjedhje e papërshtatëshme, pasi nuk plotësonte kriteret për këto fabrika, për më tepër, në një zonë të populluar. Të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, kur, si pasojë e një shpërthimi, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur./a.m//n.m/
KOMENTE