Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba E Gatshme Të Ndihmojë Turqinë Në Luftën Kundër Rebelëve Të Pkk-Së
English

Shba E Gatshme Të Ndihmojë Turqinë Në Luftën Kundër Rebelëve Të Pkk-Së

ANKARA, 21 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj Turqisë në luftën kundër rebelëve kurdë nëse Ankaraja e kërkon, deklaroi sot ambasadori amerikan në Turqi. "Jemi të gatshëm të ekzaminojmë në mënyrë urgjente të gjithë kërkesat e ushtrisë dhe qeverisë turke, lidhur me PKK-në", deklaroi James Jeffrey, në një njoftim. Ambasadori i referohej Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), organizatë e konsideruar terroriste nga Ankaraja dhe Uashington, që ka shumëfishuar sulmet ndaj ushtrisë turke, gjatë muajve të fundit. "PKK është një armik i përbashkët i Turqisë dhe SHBA-së dhe e mbështesim aktivisht përpjekjet e aleatëve tanë për dhënien fund të këtij kërcënimi terrorist", theksoi ai. Ambasadori shtoi se nuk ka pasur ndërveprime të shërbimeve sekrete amerikane dhe turke lidhur me PKK-në, në veri të Irak./ /i.p/
KOMENTE