Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria Çon Në Gjyq 4 Persona, Të Akuzuar Për Trafik Narkotikësh
English

Prokuroria Çon Në Gjyq 4 Persona, Të Akuzuar Për Trafik Narkotikësh

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/ - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka çuar si të pandehur në gjyq katër persona, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmuan sot "përfundimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve: Fatos Gjura, Ermal Gjura, Oltion Gjura si dhe Feliks Rusto, të akuzuar për veprat penale të "trafikut të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë" dhe "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". "Çështja penale ndaj tyre, u regjistrua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila pritet të nisë së shpejti procesin gjyqësor", thanë burimet. Shtetasit e lartëpërmendur, sipas Prokurorisë, dyshohet se janë përfshirë në një episod të trafikut të heroinës, zbuluar vitin e kaluar nga organet e rendit. Ata mendohet se janë autorë në tentivën për të trafikuar një sasi prej rreth 8 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë, e bllokuar në muajin maj të vitit 2009 në Librazhd në një operacion të Policisë së Shtetit. Sasia e drogës së bllokuar mendohet se ka hyrë nga Maqedonia dhe ishte destinuar për t'u trafikuar në Greqi. Gjatë këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda, ka hapur disa procese gjyqësore kundër personave, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike./a.m//n.m/
KOMENTE