Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Futbollisti I Vogël , Kënga Fituese E Festivalit Të Fëmijëve
English

Shkodër: "Futbollisti I Vogël", Kënga Fituese E Festivalit Të Fëmijëve

SHKODËR, 22 Qershor/ATSH-G. Marku/ - Kënga për futbollin, me tekst dhe muzikë të kompozitorit Jetmir Barbullushi, interpretuar nga dueti Tedi Paçrami dhe Riad Bashi "Futbollisti i vogël", u shpall fituese në natën e fundit të Festivalit të 48-të Kombëtar të këngës për fëmijë, dje në mbrëmje. Në skenën e teatrit Migjeni, pritësja tradicionale e festivaleve për fëmijë, për tre netë me radhë u interpretuan 34 këngë. Sipas regjisorit Osman Mula, ecuria e festivalit "ka qenë mjaft e mirë, kjo falë dhe punës profesionale që është bërë me fëmijët në fazat përgatitore nga mësuesit e tyre të muzikës." Krahas interpretuesve konkurues për trofeun e festivalit, emocione sollën dhe grupet e ftuara, nga Vlora, Kosova dhe Maqedonia, që u pritën me shumë interes nga të pranishmit. Me skenografi të përgatitur nga Adnan Kastrati, e cila u konsiderua një nga më të bukurat e të gjitha festivaleve të mëparshme, spektatorët shijuan interpretimet e veçanta të fëmijëve. Festivali u organizua nga Bashkia Shkodër, Qëndra Kulturore e Fëmijëve, Shkodër dhe RTSH, me mbështetjen e MTKRS-së, Ministrisë së Arsimit dhe nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli./ch/
KOMENTE