Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Bjellorusia Kërcënon Moskën Me Ndërprerjen E Tranzitit Të Gazit
English

Ekon - Bjellorusia Kërcënon Moskën Me Ndërprerjen E Tranzitit Të Gazit

MINSK, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Bjellorusia njoftoi sot se i kishte paguar plotësisht borxhin e gazit gjigantit rus ''Gazprom'' dhe kërcënoi se do të ndërpresë tranzitin e gazit drejt Bashkimit Evropian nëse Moska nuk shqyrton faturat deri të enjten. "Si një gjest e vullnetit të mirë pas marrjes së parave, ndërkohë që situata nuk është e lehtë në Bjellorusi, (...) ne kemi dhënë 187 milionë dollarë për rimbursimin e borxhit tonë Gazpromit'', deklaroi kryeministri bjellorus, Vladimir Semachko. "Por tashmë, është e drejta jonë dhe i kërkoj Gazpromit t'i paguajë Beltransgazit 260 milionë dollarë deri nesër në orën 07:00 GMT'', shtoi ai. "Nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të detyrohemi të ndërpresim tranzitin e hidrokarbureve nëpërmjet territorit të Bjellorusisë'', shtoi ai. Gazprom theksoi se nuk mund të knfirmojë për momentin rimbursimin e borxhit nga Minsk. "Ne do ta konfimojmë këtë kur të kemi marrë paratë'', deklaroi zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kuprianov./ /ec/ a.jor.
KOMENTE