Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arti i artistit Lec Shkreli, në galerinë Kledio
English

Arti i artistit Lec Shkreli, në galerinë Kledio

Tiranë, 25 Qershor, NOA/ Milena Selimi - Janë plot 49 piktura-poezi të vërteta, mishërim i ndjenjës dhe i pasionit të fort të autorit të mirënjohur Lec Shkreli në Galerinë Kledio.

40 punët në vaj dhe 9 akuarelet tejet të freskëta e të bukura janë fryt i angazhimit serioz dhe dinjitoz njëherësh, i perceptimit thelbësisht origjinal, i imagjinatës dhe talentit krijues të tij, por dhe i mjeteve artistike të përdorura në mënyrë mjeshtërore.

Me krijimtarinë e tij gati gjysmë shekullore, Leci ka çelur shumë ekspozita, brenda e jashtë vendit, duke filluar nga ekspozita e parë së bashku me dy shokë, kur ende ishte në Liceun Artistik, ekspozita të tjera në Tiranë, Durrës, Berat e deri në Kopenhagen të Danimarkës.

Ekspozita e fundit pretendohet se është më e mira e të gjithave. Ajo është vlerësuar nga kritika si një pikë kulmore e krijimtarisë së Lecit, dëshmi e një personaliteti krijues të spikatur, e punës së përditshme e të palodhur, e këmbënguljes së tij dhe e kërkimit të pareshtur në natyrë dhe në studio drejt përsosmërisë.

Veprat e paraqitura në Kledio, të përzgjedhura me mjaft kujdes nga krijimtaria e bollshme e Lecit e kohëve të fundit, kanë një performancë e sharm artistik të veçantë.

m.s/NOA

KOMENTE