Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marshimi I Pestë I Çamëve Në Kllogjer E Qafë Botë
English

Marshimi I Pestë I Çamëve Në Kllogjer E Qafë Botë

QAFË BOTË, 26 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ndërsa në kompleksin sportiv "Aleko Dajko" të qytetit të Sarandës, fillonte dita e dytë e festivalit të 4-t të këngës dhe valles për Çamërinë, mijëra qytetarë të këtij komuniteti marshuan sot pasdite drejt varreve masive në Kllogjer të Xarrës, e që andej në pikë takimin e kufirit shqiptar me atë grek, në Qafë Botë. Organizatorët e tubimit thanë se numri i pjesëmarrësve në marshim arriti në rreth 5 mijë vetë, mes tyre të moshuar, të rinj, gra e fëmijë. Në orën 18:00 të pasdites së sotme në Kllogjer u bënë homazhe në varret e të parëve, të cilat janë rehabilituar kohë më parë. Pranë pllakës përkujtimore, që e identifikon atë si varrezë masive të 2800 çamëve, që vdiqën nga sëmundjet e uria dhe u varrosën këtu, u vendosën tufa dhe kurora me lule. Pastaj vargani i marshuesve mori rrugën drejt Qafë Botës, ku u organizua një tubim. Pjesë e pelegrinazhit të çamëve në kufi u bënë dhe deputetët Shpëtim Idrizi e Dashamir Tahiraj, përfaqësues të Partisë për Drejtësi dhe Integrim. Gjatë tubimit në Qafë Botë organizatorët i ftuan të pranishmit të kthenin fytyrat nga kodrat greke përballë, me shpresë se Greqia do të dëgjojë më së fundi kërkesën e çamëve për t'i lejuar për t'u kthyer në shtëpitë e tyre. "Çamëria është Europë dhe Greqia duhet të respektojë standardet e saj edhe për pakicën çame", u shpreh deputeti Shpëtim Idrizi. Ky është qershori i pestë që pjesëtarë të komunitetit çam, të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore dhe pasardhës të tyre, mblidhen në Qafë Botë e protestojnë paqësisht. Të moshuar dhe të rinj vendosën lule dhe ndezën qiri buzë rrugës së Qafë Botës, prej nga ku 65 vjet më parë të parët e tyre, të dëbuar me dhunë, erdhën në Shqipëri ./s.s./
KOMENTE