Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Tiranë, Meta: LSI me energji të reja
English

Zgjedhjet në Tiranë, Meta: LSI me energji të reja

Tiranë, 26 qershor, NOA – Fushata për zgjedhjet e drejtuesve të rinj në degën e LSI-së në Tiranë, do të sjellë energji të reja në funksionimin e strukturave të LSI-së. Ky është mesazhi që ka dhënë sot Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë takim me strukturat e partisë në njësinë nr. 1 në Tiranë.

Në këtë takim janë prezantuar dhe dy kandidatët për drejtimin e LSI-së së Tiranës, Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta u ndal në procesin e riorganizimit që sipas tij do të sjellë forcimin e partisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë me energji të reja”, u shpreh Meta.

Duke u ndalur në zgjedhjet në Tiranë, Meta vlerësoi profilin intelektual dhe qytetarë të kandidatëve për LSI-në e Tiranës, Panariti e Rrokaj.

Kryetari i LSI-së garantoi se zgjedhjet për strukturat e LSI-së “do të zhvillohen në me transparencë”.

NOA

KOMENTE