English

Kosove- Sejdiu-Selimi: E Ardhmja E Fsk Do Te Jete E Ndritur

ITUR PRISHTINË, 30 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- E ardhmja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë e ndritur, u tha sot në një pritje të Presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, për komandantin e kësaj force, Gjenerallejtënant Sylejman Selimin dhe një grup oficerësh të rinj të porsagraduar në Qendrën e Studimeve Universitare. Sipas zyrës së shtypit të Presidentit kosovar, Sejdiu e çmoi punën e madhe që po bëhet për ngritjen e potencialeve njerëzore e profesionale të FSK-së. "Suksesi që kanë treguar këta oficerë të rinj të FSK-së dhe angazhimi juaj i deritanishëm për profesionalizimin e pjesëtarëve të saj, është shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të vendit", theksoi Presidenti Sejdiu, njëherësh Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa, Gjenerallejtënant Selimi tha se Forca e Sigurisë e Kosovës është zotuar se do t'i kryejë detyrat e veta sipas ligjit dhe se do të angazhohet gjithmonë për të mirën e qytetarëve të vendit. "Kadetët e FSK-së po bëjnë trajnime jashtë vendit dhe e ardhmja e FSK-së do të jetë e ndritshme", theksoi gjenerallejtënant Selimi. /a.ke/
KOMENTE