Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, vriten mëse 10 ushtarë të huaj nga sulmi i talebanëve
English

Afganistan, vriten mëse 10 ushtarë të huaj nga sulmi i talebanëve

Afganistan, 4 korrik, NOA - Nëntë trupa të huaja u vranë dhe plagosën në sulmin e talebanëve në bazën e tyre në krahinën lindore Kunar.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve afgane Pajheok.

Duke cituar një deklaratë të lëshuar nga ana e Forcave të Ndihmës për Sigurinë Ndërkombëtare (ISAF), thuhet se kryengritësit sulmuan bazën në veri të kryeqytetit provincial Asadabad me armë të rënda dhe të lehta.

Një zëdhënës i ISAF-it në Kabul tha se nuk kishte informacion mbi incidentin, por nuk përjashtoi mundësinë që komunikata mund të ketë qenë hartuar nga baza krahinore e forcës.

Pajheok argumenton se deklarata e ISAF-it nuk përcakton se sa persona janë të vdekur dhe sa të tjerë të plagosur, duke shtuar se vetëm një numër i caktuar i talebanëve janë vrarë.

Nga ana e saj, agjencia shtoi, se zëdhënësi i rebelëve Zabihullah Mujahid ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi të armatosur, i cili sipas tij vrau 15 ushtarë të huaj.

Edhe shefi i policisë në Kunar, Khalilullah Ziayee, konfirmoi incidentin, por tha se nuk kishte një bilanc të saktë të personave të vdekur.

r.b/NOA
KOMENTE