Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010, Brazili kthehet në shtëpi, tifozët fyejnë Melon
English

Afrikë e Jugut 2010, Brazili kthehet në shtëpi, tifozët fyejnë Melon

Brazil, 5 Korrik 2010 NOA - Një klimë vërtet e tensionuar ajo që ka përfshirë përfaqësuesen e Brazilit në momentin pasi janë kthyer në shtëpinë e tyre pas aventurës së përfunduar keq në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

Kanë qenë të shumtë agjentët e policisë të cilët kanë shoqëruar lojtarët gjatë këtij kthimi dhe kjo pasi tifozët ishin mjaft të zhgënjyer për atë eliminim fatal që i ndali rrugpn drejt gjysmëfinales dhe finales së madhe të Botërorit 2010.

Një ndër lojtarët, i cili është pritur veçanërisht në një mënyrë jo të ngrohtë nga tifozët brazilianë, ka qenë padyshim Felipe Melo.

Mesfushori i Juventusit u ndëshkua me kartonin e kuq, në këtë sfidë dhe kjo pas atij xhesti të shëmtuar ndaj Robben.

Melo u largua nga aeroporti pa lënë asnjë koment dhe kanë qenë të shumtë agjentët e policisë, të cilët rrethuan makinën e tij dhe kjo pasi ishte në mes të tifozëve të irrituar të cilët e fyenin atë vazhdimisht.

r.b/NOA

KOMENTE