Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekspertë Të Komisionit Evropian, Vizitë Treditore Në Kosovë
English

Ekspertë Të Komisionit Evropian, Vizitë Treditore Në Kosovë

PRISHTINË, 6 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Ekspertë të Komisionit Evropian po qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë për shqyrtimin e plotësimit të kritereve të kërkuara mbi nënshkrimin e marrëveshjes tregtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, Ministri për Tregti dhe Industri, Lutfi Zharku dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, kanë realizuar sot takimin e parë me këtë grup ekspertësh për të reflektuar dhe diskutuar mbi pyetësorin e Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë së Kosovës për të plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me BE. Ndërkaq, ekspertët e Komisionit Evropian, duke çmuar punën dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës diskutuan detajet konkrete të kësaj marrëveshjeje, duke përmendur kështu nevojën e krijimit dhe reformimit të një sistemi funksional tregtar, e cila do të krijonte besimin se Kosova është e gatshme jo vetëm të negociojë dhe nënshkruajë këtë marrëveshje, por edhe të jetë implementuese e saj. /s.s./
KOMENTE