Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diamantët Kongolezë Për Mbretëreshën Belge Shkaktojnë Mosmarrëveshje Mes Dy Vendeve
English

Diamantët Kongolezë Për Mbretëreshën Belge Shkaktojnë Mosmarrëveshje Mes Dy Vendeve

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Belgjika dhe Republika Demokratike e Kongos (RDC)tentuan sot të zgjidhin një mosmarrëveshje mbi diamantet dhuruar mbretëreshës Paola gjatë vizitës të saj të fundit në Kinshasa, me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë së ish-kolonisë belge. Por, versionet e ndryshme kontradiktore të dhëna nga Brukseli dhe Kinshasa mbi realitetin dhe origjinën e këtyre bizhuterive të çmuara nxjerrin mjaft pengesa për dy vendet përsa i përket kësaj çështjeje, ku është përfshirë dhe shtypi. E përditshmja ''La Dernière Heure'' zbuloi këtë javë ekzistencën e një dhurate presidenciale kongoleze tek mbretëresha belge duke përmendur një dekoracion me diamante dhe gurësh të çmuar ofruar mbrëmjen e fundit të udhëtimit. "Një dhuratë e zgjedhur dhe me çmim të lartë'', titron në artikullin e saj gazeta popullore frankofone. Pallati konfirmoi se një varëse dhe vathë i ishin dhuruar mbretëreshës, por diamantet, duke mbetur në dispozicion të familjes mbretërore, do t'i jepen shtetit belg. Përsa i përket kësaj, ambasada e RDC -së në Bruksel e gjykoi si të arsyeshme për të mohuar se presidenti kongolez, Joseph Kabila t'i ketë dhuruar bizhuteri të çmueshme mbretëreshës Paola./ /ec/ a.jor.
KOMENTE