Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Clinton: Deklarata E Okb-Së Për Incidentin Është Një Paralajmërim Për Korenë E Veriut
English

Shba - Clinton: Deklarata E Okb-Së Për Incidentin Është Një Paralajmërim Për Korenë E Veriut

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi sot se "dënimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për incidentin me një anije luftarake koreanoveriore është një paralajmërim për sjelljen provokuese të Koresë së Veriut". Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi sot me një deklaratë unanime sulmin kundër anijes luftarake të Koresë së Jugut 'Cheochan' që implikon drejtpërdrejt Korenë e Veriut. Një hetim ndërkombëtar për incidentin arriti në konkluzionin se anija koreanojugore u fundos nga një silur i lëshuar nga forcat ushtarake të Veriut. Deklarata kërkon "marrjen e masave të përshtatshme dhe paqësore dhe dënimin e personave përgjegjës për incidentin". Në incident humbën jetën 46 marinarë koreanojugorë. Shumë vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Austria, Kanadaja dhe Suedia, e dënuan menjëherë sulmin dhe mbajtën një pozicion publik në mbështetje të Koresë së Jugut. /e.v/
KOMENTE