Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohet nga Norvegjia, një i dyshuar për krime lufte
English

Ekstradohet nga Norvegjia, një i dyshuar për krime lufte

Prishtinë, 14 Korrik, NOA – Një serb i Kosovës, është mundësuar të ekstradohet nga Norvegjia, pasi dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj civilëve të Pejës gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1999 në rajonin e Kosovës.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e Policisë së Kosovës, sipas të cilave, i ekstraduari mban inicialet V.C. dhe mësohet se ai rezulton si i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Pejë.

I lindur në vitin 1969, ndaj serbit nga Kosova rëndojnë veprat penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ajo e pjesëmarrjes dhe bashkëkryerjen e tyre, në kundërshtim këto me Kodin Penal në Kosovë, si dhe në kundërshtim me nenet 3-147 të Konventës së Gjenevës, lidhur me mbrojtjen e civilëve në kohë lufte.

Bëhet me dijeni se serbo-kosovari me inicialet V. C. është arrestuar nga autoritetet policore në Norvegji më 10 mars 2009 dhe menjëherë eshë filluar me procedurën e ekstradimit të tij nga ky vend nordik për në Kosovë.

E pas një komunikimi dhe koordinimi të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer mes dy ministrive të Drejtësisë, autoritetet norvegjeze e kanë miratuar kërkesën e autoriteteve kosovare për ekstradimin e serbit nga Kosova.

n.e/NOA

KOMENTE