Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyhet testi i “British Petrolium” për kontrollin e derdhjes së naftës
English

Shtyhet testi i “British Petrolium” për kontrollin e derdhjes së naftës

Uashington, 14 Korrik, NOA – Kompania britanike naftë-nxjerrëse “British Petrolium” ka shtyrë testin e parashikuar prej saj për të vënë nën kontroll derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, nëpërmjet një gypi thithës.

E kjo pasi mësohet se kanë dalë probleme të paparashikuara lidhur me zbatimin e tij, ndërsa gjetja u përfol si një risi me vlerë në procesin e parandalimit të derdhjes së mëtejshme të naftës në det.

Prova pritej të fillonte që ditën e djeshme, por duket se ekspertët kanë dhënë urdhër që ajo të mos zbatohet pa marrë masat e duhura.

Arsyeja e vonesës ka të bëjë me kërkesat e të ngarkuarit të qeverisë amerikane për luftimin e katrastrofës, Thad Allen, për zhvillimin e analizave paraprake.

Ndërkaq, ekzistojnë dyshime nëse konstruksioni është në gjendje të përballojë presionin e madh, që krijohet nga derdhja e naftës në thellësinë 1.500 metra.

n.e/NOA

KOMENTE