Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Merkel Në Kinë, Marrëveshje Prej Miliarda Dollarësh
English

Merkel Në Kinë, Marrëveshje Prej Miliarda Dollarësh

PEKIN, 16 korrik /ATSH-ANSA/ - Kina dhe Gjermania nënshkruan sot në Pekin disa kontrata me vlerë miliarda dollarë, gjatë vizitës në Kinë të kancelares gjermane Angela Merkel. Vizita e Merkel dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dëshmojnë se tashmë është lënë prapa kriza e vogël që lindi tre vjet më parë kur kancelarja priti Dalai Lamën, liderin shpirtëror tibetian që konsiderohet nga Pekini si një separatist. Ndër kontratat e nënshkruara sot, shkruan agjencia e lajmeve "Kina e Re", është një prej 3.3 miliardë dollarësh ndërmjet Siemensit gjerman dhe Shanghai Electric Power Generation Equipment, për prodhimin e turbinave me gaz dhe një sipërmarrje të përbashkët ndërmjet Dalmier AG dhe Beiqi Foton Motor Corporation, për prodhimin e kamionëve të peshave të lehta dhe të rënda. Gjatë takimit të me kryeministrin Wen Jiabao, Merkel e ftoi Kinën të eliminojë barrierat proteksioniste dhe të lejojë konkurrencën e barabartë ndërmjet korporatave kineze dhe atyre të huaja. Duke iu referuar krizave financiare në Evropë, Web Jiabao kujtoi se "Kina ...gjithmonë ka dhënë ndihmën e saj në momentet e vështira" dhe u deklarua "i bindur se me një punë të fortë të komunitetit ndërkombëtar, Evropa do t'i kalojë me siguri vështirësitë e saj". Më pas Merkel u prit nga presidenti Hu Jintao. Merkel, në vizitën e saj të katërt në Kinë, do të vizitojë edhe qytetin Xian, në veri të vendit, ku ndodhen luftëtarët e terakotës, para se të kthehet në Gjermani. /e.v/
KOMENTE