Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan - Clinton Fillon Një Vizitë Për Bisedime Strategjike
English

Pakistan - Clinton Fillon Një Vizitë Për Bisedime Strategjike

ISLAMABAD, 18 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, mbërriti sot në Pakistan për një vizitë dyditore gjatë të cilës do të marrë pjesë në bisedime strategjike për forcimin e marrëdhënieve me Isamabadin dhe për ta siguruar atë për mbështetjen në luftën në Afganistan. Clinton mbërriti në Islamabad, njoftoi një gazetar i AFP-së. Ajo do të takohet sot në mbrëmje me kryeministrin Jusuf Raza Gilani dhe me presidentin Asif Ali Zardarfi. përpara një sërë takimesh ditën e hënë me zyrtarë politikë, ushtarakë dhe personalitete të botës së biznesit. Këto takime synojnë vazhdimin e një "dialogu strategjik" dhe kanë veçanërisht për qëllim zbutjen e ndjenjave antiamerikane në Pakistan. Kjo vizitë bëhet në prag të një udhëtimi të sekretares së Shtetit të martën në Afganistan për një konferencë të rëndësishme të donatorëve në Kabul. /I.Pu.
KOMENTE