Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi : Apel Qytetarëve Për Të Rritur Standartet E Edukatës Në Qarkullimin Rrugor
English

Presidenti Topi : Apel Qytetarëve Për Të Rritur Standartet E Edukatës Në Qarkullimin Rrugor

TIRANË, 18 Korrik /ATSH - I.Semi / - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i bëri sot apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, që të rrisin standartin e edukatës së qarkullimit në rrugë, duke shtuar se çdonjëri prej nesh duhet ta shikojë jetën si gjënë më të shtrenjtë. Për herë të dytë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi të dielën pasagjerët e plagosur në aksidentin e djeshëm në Fushë- Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e ekipit mjekësor të këtij spitali. Presidenti i Republikës , ndërsa foli për gjendjen e të sëmurëve, përgëzoi bluzat e bardha të këtij spitali për gadishmërinë dhe profesionalizimin e treguar, jo vetëm në rastin e djeshëm, por edhe në raste të tjera të emergjencave . Ndër të tjera , Presidenti Topi i bëri apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të rrisin standartin e edukatës së qarkullimit në rrugë, ndërsa shtoi se çdonjëri prej nesh duhet ta shikojë jetën si gjënë më të shtrenjtë, veçanërisht e rëndësishme, tha ai, është jeta e fëmijëve. Në këtë apel, Topi kërkoi bashkëpunimin me forcat e rendit, ligjin,etj. "Polici Rugor nuk duhet parë si personi që të vendosë gjobën, por ai duhet të shihet nga të gjithyë si personi që i shërben ligjit, që i shërben qytetarëve, i shërben atyre që drejtojnë automjetin dhe çdo qytetar duhet të sillet në mënyrë shumë më të qytetëruar gjatë drejtimit të mjetit." tha ai./m.sh//a.gj/
KOMENTE