Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plaçkiste pasagjerët e avionit kur ishin në gjumë, arrestohet stjuardesa
English

Plaçkiste pasagjerët e avionit kur ishin në gjumë, arrestohet stjuardesa

Francë, 22 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Përfitonte në kohën kur pasagjerët flinin dhe kjo për të vjedhur ata gjatë gjumit, më pas me mirësinë e saj të zakonshme i shoqëronte deri në ulje të avionit.

Protagoniste e kësaj ngjarje është një stjuardese e linjës ajrore të fluturimit “Air France”, e cila është arrestuar pasi bëri një plaçkitje të udhëtarëve të një fluturim në Japoni, duke i marrë atyre bizhuteri dhe para që ndodheshin në valixhet e dorës.

Gruaja ka vepruar e pashqetësuar mbi 142 fluturime të kompanisë franceze. Policia ishte alarmuar në janar, pasi pesë pasagjerë në një fluturim në Tokio kishin humbur një shifër me vlerën e 4 mijë eurove.

Hetimi çoi në arrestimin e gruas, një 47 vjeçare, e cila gjatë gjashtë muajve të fundit, ka lehtësuar bagazhet e dorës të udhëtarëve të klasit të biznesit në 142 fluturime të Air France. Gruaja fillonte aksionin e saj kryesisht në fluturimet e natës, ndërsa pasagjerët ishin në gjumë.

Sendet e gjetura janë një orë dore e kushtueshme, një unazë, por edhe disa bankënota, karta krediti dhe checkbooks.

E ndaluar në aeroportin e Parisit “Roissy Charles de Gaulle”, ditën e premte, gjatë kthimit nga Tokio, stjuardesa ka pranuar të ketë bërë këto plaçkitje në të paktën 26 fluturime, duke shpjeguar se filloi të bënte këtë gjë që në marsin e 2009 për “probleme ekonomike”.

r.b/NOA

KOMENTE