English

Turqia Dhe Brazili I Kërkojnë Iranit Më Shumë Elasticitet Në Negociatat Me Perëndimorët

STAMBOLL, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Shefat e diplomacisë, iraniane, turke dhe braziliane diskutuan sot për propozimet e tyre në lidhje me zgjidhjen e krizës përsa i përket programit bërthamor iranian. Turqia dhe Brazili ftuan Teheranin të negociojë me elasticitet dhe transparencë me perëndimorët. Ky takim tripalësh ishte i pari që prej votimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, më 9 qershor, për sanksione të tjera kundër Iranit për ndërprerjen e programit bërthamor. Gjatë konferencës së shtypit me homologun brazilian, Celso Amorim, në të cilën nuk merrte pjesë ministri iranian, Manouchehr Mottaki, ministri turk, Ahmet Davutoglu ftoi Iranin të negocionte samë shpejt të ishte e mundur me perndimorët. "Ajo që ne kërkojmë është që ky takim me grupin 5+1 të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të dy palët të diskutojnë për të gjitha çështjet në mënyrën më transparente dhe të hapur'', theksoi ai. Mottaki u bashkua me dy ministrat në fund të konferencës së shtypit për një drekë pune. Pas drekës, Davutoglu theksoi për shtypin se Teherani ishte i gatshëm të takojë në muaji shtator shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, që përfaqëson grupin 5+1 (SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania)./ /ec/
KOMENTE