Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Bashkimi Europian, Financon Për Integrimin E Të Verbërve Në Shoqëri
English

Elbasan: Bashkimi Europian, Financon Për Integrimin E Të Verbërve Në Shoqëri

ELBASAN, 26 korrik /ATSH-Miranda Sadiku/ - Një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, për katër shoqatat e të verbërve në vendin tonë, synon rehabilitimin e tyre, me kushtet më të fundit bashkohore. Kryetari i Shoqatës së të verbërve në qarkun e Elbasanit Ilir Hysa, e prezantoi këtë projekt para mediave lokale të hënën. "Projekti konsiston në rehabilitimin e personave të verbër si nga ana psikologjike ashtu edhe aktiviteteve të ndryshme", tha kryetari i shoqatës së të verbërve Ilir Hysa. Sipas tij, projekti, i financuar nga BE, do të zgjasë 18 muaj Drejtori i projektit për qarkun e Elbasanit Gazmend Karakyzja e vuri theksin tek aktivitetet e ndryshme që do të realizojnë të verbërit gjatë këtij 18 mujori. "Të gjithë të verbërit e qarkut do të kenë mundësi që nëpërmjet pajisjeve tifloteknike, kompjuterave, librave audio, si dhe pajisjeve me skaner dore të lexojnë libra si dhe të njihen me të gjitha fushat e artit, shkencës, kulturës etj". Në qarkun e Elbasanit zyrtarisht numërohen rreth 1500 të verbër./ch/
KOMENTE