Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Khedira – Real, pothuajse një marrëveshje e përfunduar
English

Khedira – Real, pothuajse një marrëveshje e përfunduar

“Kemi arritur një akord me realin e Madridit”, - këto janë fjalët e Joerg Neubauer, menaxherit të mesfushorit gjerman, Sami Khedira, i cili ka konfirmuar për agjencinë gjermane Dpa se lojtari është shumë pranë transferimit të tij te klubi spanjoll. “Në momentin që klubi më i mirë në botë i trajnuar nga një ndër teknikët më të mirë të kërkon, atëherë duhet të merret seriozisht në konsideratë kjo ofertë”, - shtoi ai.

Fillimisht ka qenë dhe vetë lojtari, i cili shprehu qartë dëshirën e tij për të qenë pjesë e klubit të Realit. Megjithatë zyrtarizimi i tij ende nuk ka ardhur dhe kjo pritet të jetë vetëm çështje kohe, ku me sa është bërë e ditur nga mediat gjermane akordi do të mbyllet në shifrat ndërmjet 12-15 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE