Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendje e jashtëzakonshme në Indi si rrjedhojë e përmbytjeve
English

Gjendje e jashtëzakonshme në Indi si rrjedhojë e përmbytjeve

Indi, 7 Gusht NOA - Është prej 88 personash bilanci i të vdekurve në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i madh që ka rënë gjatë natës në Kashmir të Indisë, sidomos në zona e qytetit historik të Leh.

Sipas televizionit indian, janë me dhjetëra të humbur dhe të dy autostradat që lidhin qytetin me botën e jashtme, janë shkatërruar.

Një gjendje e jashtëzakonshme dhe shqetësimesh ka përfshirë dhe shtetasit e huaj, të cilët tradicionalisht zgjedhin Leh si destinacionin e tyre turistik.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm edhe pista e aeroportit kombëtar është dëmtuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar pa afat.

Bazuar në informatat e marra nga zonat më të prekura, shumë ndërtesa publike, duke përfshirë shkollat, zyrat qendrore të Policisë Kufitare (Itbp) dhe ndërtesat qeveritare, janë dëmtuar rëndë.

Gjithashtu, edhe spitali kryesor i qytetit është përmbytur.

Rreth 6 mijë trupa, janë mobilizuar për të përmirësuar këtë situatë. Gjendja e jashtëzakonshme, sipas raporteve të autoritetet lokale, arriti maksimumin kur qyteti u godit nga një stuhi e fortë që ka shkaktuar ndërprerjen e telekomunikacioneve dhe të shërbimeve të nevojshme publike. Ladakh është një rajon malor i vendosur në pjesën jug-lindore të Kashmir me shumicë të popullsisë myslimane. Çdo vit, ajo është vizituar nga shumë turistë që janë të pasionuar pas trekking.

r.b/NOA

KOMENTE