Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi: Hyn në fuqi ndalimi i eksportit të grurit
English

Rusi: Hyn në fuqi ndalimi i eksportit të grurit

Moskë, 15 gusht, NOA - Ndalesa e eksportit të grurit në Rusi ka hyrë në fuqi sot.

Kjo ndalesë, që do të zgjasë së paku deri në fund të këtij viti, ishte urdhëruar me qëllim të mbajtjes së çmimeve të ulëta të ushqimit në nivelin e brendshëm, pas thatësirave të mëdha dhe zjarreve masive, që i kanë shkatërruar të mbjellat e këtij viti.

Rusia është njëri nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

Presidenti Dmitri Medvedev, tha javën e kaluar se një e katërta e grurit rus, ishte shkatërruar nga thatësia dhe zjarret, ndërsa shumë kompani e kanë nisur procesin e falimentimit.

Në përgjigje të situatës në Rusi, Departamenti i agrikulutërës i Shteteve të Bashkuara, e ka reduktuar parashikimin e tij prej 2.3% për të korrurat e grurit në botë, por ka theksuar se nuk sheh kurrfarë krize globale të ushqimit, e shkaktuar nga humbjet e Rusisë.

NOA

KOMENTE